Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zealndën e Re, ku 40 persona kanë humbur jetën e mbi 20 të tjerë janë plagosur në dy xhami.
40 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur në sulmet që ndodhën në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar incidentin si akt terrorist dhe një prej ditëve më të errëta të vendit, transmeton Koha net.
Ajo ka njoftuan se 30 persona kanë humbur jetën në një xhami ndërsa 10 të tjerë në xhaminë tjetër.
Një burrë dhe një grua janë arrestuar, por policia ka paralajmëruar se numri i të dyshuarve mund të jetë edhe më i madh.