Lajmi i fundit: Vendi goditet nga një stuhi e fuqishme, humbin jetën 13 persona

23:53 | 13 Prill 2020

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të madhe.

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi një tornado e fuqishme goditi disa shtete të ShBA’së.

Stuhia goditi Louisiana, Texas dhe Mississippi ditën e djeshme duke shkaktuar dhe përmbytje të shumta.

Ndërsa këtë të hënë, rreth 900 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike ndërkohë që shumë të tjera janë shkatërruar.

Sipas CNN stuhitë janë duke lëvizur drejt veriut të ShBA-së duke kërcënuar edhe Bregun Lindor.

ShBA është duke u përballur dhe me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit ku janë shënuar mbi 22 mijë viktima në shtete të ndryshme.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar mbi 500 mijë.

Komento: