Lajmi i fundit: Vendi goditet nga një tërmet i fuqishëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Vendi goditet nga një tërmet i fuqishëm

10:05 | 29 Dhjetor 2018

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Filipinet.

Autoritetet në disa pjesë të Filipineve dhe një pjesë të Indonezisë kanë paralajmëruar se rajoni mund të goditet nga cunami pas tërmetit të fuqishëm prej 7.2 shkallësh të Rihterit.

Tërmeti e preku më së shumti ishullin Mindanao në pjesën jugore të vendit, që është ishulli i dytë për madhësi.

Pritet që tërmeti të shkaktojë valë të mëdha në det, prandaj autoritetet kanë njoftuar se ishujt Geme dhe Tabukan dhe ishulli Davao në Filipine mund të goditen nga cunami.

Instituti i sezmilogjisë në Filipine i ka këshilluar banorët të qëndrojnë larg bregdetit dhe të mos futen në ujë mes orës 12 dhe 2 pas mesnatës dhe deri sa të kalojë rreziku.

Parashikimet e para thonë se valët nuk do të jenë më të larta se një metër në krahasim me valët e zakonshme. Banorët e zonës kanë thënë se e kanë ndier tërmetin sepse muret e shtëpive të tyre janë dridhur.

Filipinet dhe Indonezia goditen shpesh nga termetet dhe cunami. Më shumë se dy mijë persona humbën jetën në shtatorin e kaluar kur cunamit i parapriu një tërmet prej 7.5 shkallësh në ishujt perëndimorë “Sulaëesi”, shkruan “Daily Mail”.

Komento: