Një grabitje ka ndodhur në një qendër tregtare në Prizren.
Shuma e parave të vjedhur ende nuk dihet.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar vjedhjen që ka ndodhur në këtë qendër tregtare.
“Policia është duke hetuar rastin e vjedhjes”, tha Gashi.
Vjedhja ka ndodhur mbrëmë, pas orarit të punës.
“Policia po i mbledh të gjitha provat për t’i zbuluar hajnat”, tregon ai.