Shumë lojtarë të njohur kanë rezultuar pozitivë pas testimit për koronavirus.
Ylli i dikurshëm i Barcelonës, Xavi, ka konfirmuar se është testuar pozitiv për COVID-19.
“Disa ditë më parë jam testuar pozitiv për COVID-19”, ka thënë Xavi.
Xavi tani është trajner i skuadrës Al Sadd. Ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021. Ishte kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës, por vendosi të vazhdoj punën te skuadra nga Katari.
Në prill Xavi kishte dhuruar një milion euro për spitalet e Barcelonës, në luftë ndaj koronavirusit.
Ai ka thënë se është në gjendje shumë të mirë, por se duhet të qëndrojë i izoluar për shtatë ditë. Ai nuk do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e ardhshme.