LAJMI I FUNDIT: Zbulohet data e prezantimit të Hazard në Real Madrid – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Zbulohet data e prezantimit të Hazard në Real Madrid

17:23 | 30 Maj 2019

Real Madid është duke bërë përpjekje maksimale për të nënshkruar me Eden Hazard gjatë ditës së sotshme.

Mediat më të mëdha botërore, e në veçanti ato spanjolle, raportojnë se Real Madrid do t’i bëjë sot një ofertë Chelseat, e që besohet se është e fundit.

Belgu i cili një ditë më parë fitoj Europa Ligën, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të niset të shtunën në Spanjë.

Hazard është siguruar për më pak se dy javë nga udhëheqësit e Madridit, të cilët janë shumë të bindur se Chelsea do të pranojë propozimin e vënë në tryezë sot.

Prestigjiozja spanjolle “AS” madje ka zbuluar edhe datën e prezantimit dhe sipas tyre Hazard do të paraqitet si lojtar i Real Madridit këtë të hëne (3 qershor) në Bernabeu.

Komento: