Lajmi i fundit: Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë

17:02 | 05 Mars 2019

Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, policia dhe zjarrëfikësit evakuojnë vizitorët.

Para pak minutave është përfshirë nga flakët një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

E njëjta është e banueshme, ndërsa zjarri besohet se ka shpërthyer brenda qendrës tregtare që ndodhet në ndërtesë
Policia dhe zjarrëfikësit po qëndrojnë në vendin e ngjarjes, ndërsa hyrja e ndërtesës është bllokuar nga vizitorët që në momentin e zjarrit ndodheshin brenda saj.

Gazetari i Gazetës Express raporton nga vendi i ngjarjes thotë se deri më tani përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Komento: