LAJMI I FUNIDT: Juventus shkarkon trajnerin

18:44 | 24 Maj 2019

Pas ndarjes së rrugëve me Max Allegri, Juventusi gjithashtu ka shkarkuar, Mauro Zironelli, trajnerin e tyre të grup moshës U-23.

Bardhezinjtë u bënë anëtari i parë për të përfituar nga rregullat e reja këtë sezon, duke i lejuar klubet të luajnë skuadrën e tyre nën 23 në Serie C,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, nuk ka shkuar siç ishte planifikuar, me Juve duke përfunduar 12 në Serie C duke arritur 12 fitore, gjashtë barazime dhe 19 humbje.

Këtë pasdite, klubi njoftoi se trajneri Zironelli ishte shkarkuar, ndonëse e falënderoi për ndihmën e tij themelore gjatë kësaj fushate revolucionare të parë./ORAinfo/

Komento: