Lajmi i miër BE-ja: Liberalizimi do të ndodhë para verës

08:10 | 30 March 2019

Raportuesi për Kosovën ka tënë se liberalizimi do të ndodhë para verës.

Igor Soltes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se shpreson dhe është optimist që regjimi i vizave për Kosovën do të hiqet para verës.

“Unë sinqerisht shpresoj që heqja e regjimit të vizave për Kosovën do të bëhet para verës, por kjo varet nga Këshilli i BE-së, disa shtete e kundërshtojnë.

Megjithatë ne jemi të sigurt se po ta vinte Këshilli këtë pikë në rendin e ditës, do të mund të arrinte shumicën e votave. Pra nuk është e domosdoshme të kemi konsensus të plotë të të gjitha shteteve anëtare.

Ne po bëjmë atë që mundemi për t’i bindur kolegët tanë që ata t’i bindin Qeveritë që t’i bindin ata në Këshill, pra mund të ndodhë, por gjithsesi duhet të presim edhe për zgjedhjet në Bashkimin Evropian, të shohim se çka do të ndodhë. Unë jam optimist”, ka thënë ai.

Komento: