LAJMI I MIRË PËR UDHËTARËT: Nis linja e re Prishtinë–Medinë, ja sa zgjat fluturimi

09:25 | 26 Tetor 2026

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka nisur operimi i linjës së re ajrore Prishtinë–Medinë.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka dhënë detaje për këtë linjë, duke bërë të ditur se fluturimet do të realizohen një herë në javë, çdo të hënë.

Sipas Garës, udhëtimi nga Prishtina drejt Medinës do të zgjasë 3 orë e 45 minuta.

Me këtë linjë të re, udhëtarët do të kenë një mundësi shtesë për të udhëtuar nga Prishtina drejt Medinës.

Komento: