Lajmi i shumëpritur për rosonerët: Conte trajner i Milanit? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i shumëpritur për rosonerët: Conte trajner i Milanit?

11:08 | 03 Janar 2019

Më në fund pritet që të marrin fund vuajtjet e rosonerëve, pasi që Antonio Conte pritet të marr drejtimin e Milanit.

Antonio Conte duket se do të rikthehet në futboll më herët se që pritej.

Antonio Conte ka pranuar disa oferta nga klubet e ndryshme evropiane, andaj mund të rikthehet në futboll pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar.

Trajneri italian është duke u kërkuar me ngulm nga Milan, që ka humbur besimin në Gennaro Gattuson, përcjell lajmi net.

Rosonerët pritet ta shkarkojnë Rinon, pas ndeshjes së ardhshme në Serie A ndaj Genoas.

Milan e do Antonio Conten si trajner, andaj thuhet se ata do të transferojnë lojtarë në bazë të kërkesave të tij.

Komento: