Ish-aksionari i Arsenalit, Alisher Usmanov mund të jetë pronari tjetër i Milanit, raporton La Repubblica.
Rusi, 65 vjec, ishte i lidhur me marrjen e shumicës së aksioneve në Milan, kur Yonghong Li e drejtonte klubin vitin e kaluar dhe tani që ai ka shitur aksionet e tij prej 30% (rreth 550 milionë euro) mund të fillojë bisedimet me Elliot me të cilin ai është në kushte shumë të mira përcjell ORAinfo.
Plani i Elliot-it është që të arrijë një vlerësim prej 1 miliard euro brenda disa viteve. AC Milan do të investojë në lojtarë të rinj dhe duke ndërtuar struktura të reja, si një stadium në pronësi të klubit që do të rriste vlerën e klubit në vitet e ardhshme./ORAinfo/
.