PSG-ja mohohen raportimet se Mbappe do të largohet
Nga Paris Saint-Germaini është mohuar se Kylian Mbappe ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar.
Këtë të martë mediat e mëdha franceze, por edhe të tjerat nga Evropa, raportuar se francezi ka kërkuar që të largohet nga “Parc des Prince” në janar, transmeton Express.
“Le Parisien” ka raportuar së fundmi se njerëzit e afërt me presidentin Nasser Al-Khelaifi, kanë thënë se “të gjitha këto thashetheme janë të lodhshme” dhe se “skuadra, ende e pamposhtur, mbetet e bashkuar”.
Raportimet për largimin e mundshëm të Mbappes në janar erdhën pasi u tha se sulmuesi ndihet i “tradhtuar” nga drejtuesit e lartë të klubit.
Megjithatë, shihet si e vështirë që të ndodhë largimi i tij në janar – pasi nuk vlerësohet të ketë ndonjë klub që mund të përballojë transferimin e tij.
Ndryshe, 23-vjeçari me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.