LaLiga vendos me “shpatulla pas muri” Barcelonën, United “fërkon duart”

16:08 | 09 February 2023

Në sezonin e ri 2023-2024, Barcelona do të jetë e reduktuar të shkurtojë faturën e pagave deri në 177 milionë paund.

Një vendim ky i LaLiga-s si një formë për të detyruar klubin katalanas të përmbushë rregullat financiar për t’u regjistruar në kampionat, teksa kujtojmë se edhe në sezonin aktual, drejtuesit blaugran hasën në shumë vështirësi për të regjistruar blerjet e reja të merkatos dhe jo vetëm.

Tashmë, të vendosur me “shpatulla pas muri” prej federatës, spanjollët do të jenë të detyruar të shesin lojtarë në verë dhe në këtë mes përfiton Manchester United.

“Djajtë e Kuq” prej disa kohësh kanë shprehur hapur interesimin e tyre për Frenkie De Jong, madje ishin shumë pranë nënshkrimit të holandezit në merkaton e verës. Megjithatë, në merkaton e ardhshme mund të jetë momenti i duhur për t’u bashkuar në Old Trafford.

Ndërkohë, një tjetër lojtar për të cilin anglezët kanë interes të lartë është edhe Ansu Fati. Sulmuesi, produkt i akademisë katalanase këtë sezon nuk ka pasur minuta dhe duket i gatshëm për një eksperiencë të re.

Edhe pse Barça nuk kërkon të humbasë asnjë nga dy elementët pasi i konsideron tejet të rëndësishëm për të ardhmen, vendimi i fundit i LaLiga-s mund të ndryshojë tërësisht situatën.

Komento: