“Lamë në gjysmë …”, konfirmoi se po bëhet baba, por Mevlani para pak muajsh i shkruante letër në emision ish-të dashurës

15:32 | 12 November 2024

Mevlan Shaba ka trazuar ujërat në Big Brother VIP Kosova 3 derisa u mësua se ditën e djeshme (e hënë) po bëhet baba për herë të parë.

Ai po ashtu gjatë spektaklit konfirmoi lidhjen e re, e që më pas e surprizoi duke i treguar për fëmijën që po presin.

Por, i njëjti duket se akoma nuk ka mbyllur lidhjet me ish-partneren e tij, Livia Brungën.

Ajo bëri një postim menjëherë pas kësaj duke thënë se në natën që hyri i shkruante dhe i thoshte se e do akoma.

Veç kësaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” para pesë muajve ka qenë në një emision në Top Channel, ku mori një letër nga Shaba.

Ai e përshkruante gjithë historinë e tyre duke thënë se kanë lënë përgjysmë planet.

“Më vjen shumë keq që lamë në gjysmë plane dhe shumë ëndrra bashkë”, ishin fjalët e Mevlanit.

Të njëjtit deklaruan se kanë tentuar disa herë që të kenë fëmijë.

Komento: