Lamine Yamal, grumbullohet me ekipin e parë të Barcelonës

16:07 | 22 April 2023

15 vjeçari Lamine Yamal, grumbullohet me ekipin e parë të Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka përfshirë 15-vjeçarin Lamine Yamal në skuadrën e tij për ndeshjen kundër Atletico Madrid , duke u bërë lojtari më i ri në historinë e klubit që është përfshirë ne ekipin e parë.

Yamal, i cili mbushë 16 vjeç në korrik, do të mund të thyente rekordin e lojtarit më të ri që ka luajtur për Barcelonën për ekipin e parë nëse i jepet mundësia të dielën.

Yamal është vlerësuar si një nga futbollistet më perspektiv në “La Masia” dhe ka stërvitur rregullisht me skuadrën e parë të Xavit këtë sezon, teksa tani është në prag të debutimit për ekipin senior.

Ai rekord aktualisht mbahet nga Armand Martinez Sagi i cili, në prill të vitit 1922, bëri debutimin e tij në moshën 15 vjeç, 11 muaj e pesë ditë.

Në epokën moderne, Ansu Fati kryeson me paraqitjen e tij të parë në moshën 16 vjeç, nëntë muaj e 25 ditë.

Komento: