Lampard pritet të shkarkohet brenda 24 orësh

11:07 | 23 January 2023

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard do të mësojë fatin rreth të ardhmes së tij këtë javë.

Trajneri i Toffees është në rrezik serioz për t’u shkarkuar, pasi bordi i klubit e konsideron pozicionin e tij.

Everton është në zonën e rënies në Ligën Premier, me Lampard që do të mësojë fatin e tij në 24 orë.

Pasi ka fituar vetëm një ndeshje në 14 të fundit, Everton është në vendin e 19-të në Ligën Premier dhe ka shanse të bije në Championship.

Sipas Daily Star, Lampard nuk favorizohet më nga pronari Farhad Moshiri.

Humbjet e fundit ndaj rivalëve direkt për mbijetesë, Southampton dhe West Ham duket se kanë vulosur fatin e tij.

Komento: