Lampard-tifozëve të Chelseat: Kjo nuk është lamtumirë

23:57 | 28 May 2023

Frank Lampard ka këmbëngulur se ndeshja e tij e fundit me Chelsean në ‘Stamford Bridge’ nuk është një lamtumirë për tifozët për shkak të lidhjeve të tij të thellë me klubin.

Lampard mori postin e trajnerit të Chelseat pas shkarkimit të Graham Potter. Aventura e tij në Londër nuk ka shkuar as pak sipas planit, me ‘Blutë’ që kanë fituar vetëm një ndeshje që kur ai mori drejtimin e skuadrës, duke shënuar vetëm gjashtë gola. Para ndeshjes së fundit të Lampardit kundër Newcastle, ai ka lëshuar një mesazh në drejtim të tifozëve.

“Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por nuk ndihem sikur është një lamtumirë. Ky do të jetë fundi i sezonit dhe fundi i kohës sime këtu pas rikthimit. Por normalisht që në një mënyrë apo tjetër, një ditë duhet të largohesh nga një klub.”, ka thënë Lampard.

“Kjo është pjesa e çuditshme, por kurrë nuk do të ndihem sikur po u them lamtumirë tifozëve sepse karriera ime si lojtar, trajner herën e parë, dhe tani kjo ka qenë fantastike. Unë jetoj mjaft afër stadiumit dhe do të jem këtu shumë herë.”, ka shtuar anglezi.

‘Blutë’ janë në prag të emërimit të ish-trajneri të Tottenhamit, Mauricio Pochettino si trajner të ri.

Komento: