Lampardi i intresuar për yllin e madh

14:09 | 14 Korrik 2019

Chelsea duket se është gati për një tjetër transferim.

Frank Lampard është caktuar trajner i ri i Chelsea. Ai pritet të fillojë aventurën e tij si trajner, ku më parë ishte lojtari kyq i Bluve.

Ndërsa, ka bërë poashtu një koment për Christian Pulisic.

Ai ka thënë se ndjehet i impresionuar me Pulisic, edhe pse nuk e ka takuar kurrë, shkruan GivemeSport.

Eden Hazard ka bërë lëvizjen në Real Madrid, duke lënë tifozët të shqetësuar për sezonin e ri në Premier League pa njeriun e tyre kryesor.

Vendin e tij do ta plotësojë Christian Pulisic.

Anësori nënshkroi për Chelsea në kohën kur Sarri ishte trajner me një marrëveshje në janar 2019 nga Borussia Dortmund për vlerën e 58 milionë funteve.

Pulisic më pas u dërgua në huazim tek ish skuadra e tij deri në fund të sezonit.

Komento: