Milan pritet t’i largojë disa nga San Siro.
Giacomo Bonaventura pritet të mbetet në kampionatin italian pas largimit nga Milani. Bëhet e ditur se Bonaventura është pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën e Fiorentinës që i ka ofruar kontratë trevjeçare.
Te Fiorentina e shohin Bonaventurën si përforcim të duhur për mesfushën duke pasur parasysh përvojën e tij në kampionatin italian.
31-vjeçari është lojtar i lirë pasi muaj më parë i ka skaduar kontrata me Milanin.
Bonaventura krahas Milanit në Serie A ka luajtur edhe për skuadrën e Atalantas. Ai ka edhe 13 ndeshje me Italinë.