Lamtumirë Allegri, Juventus gjen trajnerin e ri

12:37 | 10 Maj 2019

E ardhmja e Massimiliano Allegrit është pika më e madhe që flitet në Itali tani.

Trajneri italian ende nuk e ka takuar Andrea Agnellin për të vendosur të ardhmen e tij në Juventus.

Kontrata e Allegrit skadon në vitin 2020 dhe çdo gazetw sportive italiane në Itali shkruan për atë që do të ndodhë më pas për Zonjën e Vjetër.

Sipas raporteve të La Gazzetta dello Sport, Il Corriere dello Sport dhe La Repubblica, Maurizio Sarri dhe Mauricio Pochettino janë në garë për t’u bërë menaxheri tjetër i Juventusit, ndërsa Antonio Conte duket më afër me Interin, pasi Agnelli nuk dëshiron që ai të kthehet te Juventusi, përcjell ORAinfo.

Nedved dhe Paratici kanë shtyrë të mirëpresin Conte përsëri në Torino, por Agnelli nuk dëshiron ta punësojë atë përsëri pasi ai u largua nga klubi në 2014, vetëm dy ditë pas fillimit të para sezonit.

Sigurisht, Allegri është tani më larg Juventusit, por gjigantët e Serie A duhet të gjejnë një tjetër menaxher të lartë. Didier Deschamps gjithashtu është lidhur me punën e Juventusit, por asgjë nuk do të vendoset derisa Allegri të takohet me Agnelli. /ORAinfo/

Komento: