Diego Godin do të largohet nga Atletico Madrid.
Diego Godin do ta përfundojë aventurën e tij në Atletico Madrid.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se qendërmbrojtësi uruguaian ka vendosur të fillojë një aventurë të re.
Godin do ta zhvillojë duelin e fundit me Atleticon në shtëpi të shtunën e 12 majit ndaj Sevillas, përcjell lajmi.
Godin ka refuzuar ofertën e vazhdimit të kontratës në Atletico Madrid.
E ardhmja e tij, në pritje të konfirmimit zyrtar, do të vazhdojë te skuadra nga Serie A, Inter.