Lamtumirë Bale, ky pritet të jetë ekipi i ri i tij

10:25 | 11 Prill 2019

Gareth Bale në verë mund të largohet nga Real Madrid.

Uellsiani është duke e menduar seriozisht tanimë largimin nga kryeqyteti spanjoll..

Real Madrid do të lejojë largimin e Gareth Bale në fund të sezonit.
Anësori uellsian, Gareth Bale, në sezonin e ri mund të mos jetë pjesë e Real Madridit.

Skuadra mbretërore është e gatshme të heq dorë nga 29 vjeçari, për të cilin në vitin 2013 pagoi 100 milionë euro.

Media spanjolle ‘AS’ bën të ditur se Real Madrid do të lejojë largimin e Bale, nëse pranon ndonjë ofertë të mirë, përcjell lajmi net.

Dy skuadrat favorite për të nënshkruar me Bale janë Manchester United dhe Bayern Munich.

Kujtojmë se Bale në 151 paraqitje për Real Madridin ka shënuar 78 gola.

Komento: