Lamtumirë Balotelli

09:21 | 20 December 2018

Mario Balotelli është në rrugën e tij jashtë Nices pasi Patrick Vieira konfirmoi se ai nuk do të jetë në skuadër kundër Strasburgut.

Ndarja në raportin mes palëve ka qenë e dukshme për disa kohë, por veçanërisht u shkatërrua gjatë javës së fundit me përgjigjen e irrituar të SuperMario-së për një zëvendësim, përcjell ORAinfo.

Balotelli nuk ishte në skuadër sot kur Nice u rrëzua nga Coupe de la Ligue mbrëmë, duke humbur në penallti në Guingamp.

“Mario Balotelli nuk do të jetë në skuadër kundër Strasburgut të shtunën”, konfirmoi Vieira për gazetarët.
I pyetur nëse Balotelli do të largohet në janar nga skuadra franceze , Vieira nuk e mohoi atë.

“Ai është nën kontratë. Gjithçka është e mundur”, ka thënë ai. /ORAinfo/

Komento: