Dy skuadra të Premierligës kërkojnë Griezmann.
Ylli francez, Antoine Griezmann u bë temë pas derbit që Barcelona zhvilloi me Atletico Madrid, ku barazuan 2:2.
Trajneri Quique Setien, edhe pse e vendosi në nxehje gjatë tërë pjesës së dytë Griezmann, vendosi për inkuadrimin e tij vetëm në minutën e 90′.
Kjo ka bërë që e ardhmja e Griezmann te Barcelona të diskutohet, me lojtarin që ka oferta nga Premierliga.
Janë Manchester United dhe Manchester City që kërkojnë shërbimet e lojtarit që vetëm një vit më parë iu bashkua Barcelonës.
Pavarësisht kërkesave nga Premierliga, Barcelona mban besimin te Griezmann, dhe nuk pritet largimi i tij gjatë kësaj vere.
Fundi i sezonit mund të sjellë gjithçka, duke mos u përjashtuar edhe një shkarkim i Quique Setien, me lojtarin që do të ketë interesim për të parë pasuesin e tij në bankinë te katalanët.