Luis Suarez pritet të rikthehet në Holandë.
Ylli uruguaian i Barcelonës duket se është afruar me fundin e aventurës së tij në ‘Camp Nou’.
Luis Suarez raportohet (de Telegraaf) të jetë në bisedime të avancuara me skuadrën e Ajax Amsterdam.
Pas disfatës turpëruese të Barcelonës ndaj Bayern Munich, ndryshime rrënjësore po kërkohen në skuadër dhe thuhet se një numër i madh lojtarësh janë në shitje.
Ajax po synon të shfrytëzoj këtë situatë kur Suarez është në shitje dhe ta rikthejnë atë në skuadër.
Mbetet të shihet nëse një marrëveshje mes Ajax dhe Barcelonës për Luis Suarez mund të mbyllet këtë verë.