Barcelona arriti të mposhtë Real Madridin për herë të dytë në disa ditë dhe ka bërë një hap të madh në garën për titullin e La Ligës.
Philippe Coutinho, megjithatë, pati një tjetër shfaqje zhgënjyese, pavarësisht se luajti vetëm në 12 minutat e fundit të ndeshjes përcjell ORAinfo.
Ish-ylli i Interit dhe Liverpulit ia ka zënë vendin Ousmane Dembele dhe aktualisht po lufton në Camp Nou deri në një pikë që hipoteza e largimit të verës po bëhet konkrete.
Siç është raportuar nga Don Balon, Juventusi ka shprehur interesimin e tyre për brazilianin dhe nëse mesfushori do të jetë në dispozicion për një çmim të arsyeshëm, Bianconerët do të ishin të gatshëm të bënin transferimin e tij./ORAinfo/