Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona.
Mesfushori Sergio Busquets do të vijojë karrierën në MLS (Kampionatin Amerikan të Futbollit). Gjatë një interviste të dhënë për “Sports Illustrated”, mesfushori 30-vjeçar ka konfirmuar se Amerika është destinacioni i tij i ardhshëm.
“E ardhmja ime? Gjithnjë kam thënë se nëse një ditë nuk do të jam më 100% të mundësive të mia, atëherë do të tërhiqem. Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por jam një fanatik i Amerikës dhe dua të luaj aty”, tha Busquets.
Sergio Busquets luan me Barcelonën që prej vitit 2008, ku në 342 ndeshje me fanellën e ekipi “blaugrana” ka realizuar 7 gola.