Lamtumirë Barcelonë! Rey Manaj po transferohet atje ku më së paku pritej

21:50 | 17 Korrik 2021

Rey Manaj lë Barcelonën për ekipin portugez.

Rey Manaj drejt kampionatit portugez. Sulmuesi shqiptar, pjesë e Barcelonës B, pritet t’i bashkohet ekipit të Famalicãos sezonin e ardhshëm.

Klubi portugez, sipas medieve luzitane, ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për huazimin e sulmuesit 24-vjeçar shqiptar.

Në fund të sezonit, në fakt, Famalicao do të ketë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit.

Sezonin e kaluar, me Barcelonë B, Rey Manaj luajti në 22 ndeshje dhe shënoi 14 gola në kampionat.

Komento: