Lamtumirë Bayern, Ribery transferohet të ekipi nga Premierliga! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lamtumirë Bayern, Ribery transferohet të ekipi nga Premierliga!

14:27 | 13 Qershor 2019

Franck Ribery do të largohet nga Bayern Munich gjatë verë.

Veterani francez, mund të luajë në Premier Ligë që nga sezoni tjetër.

Ribery është larguar nga Bayern Munih pas 12 viteve të kaluara me gjigantin gjerman, ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Tani si lojtar i lirë 36-vjeçari ka shumë oferta, por ende nuk ka zgjedhur se ku do të vazhdojë karrierën.

Mediat në Angli raportojnë që ekipi i sapo kthyer në Premire Ligë, Sheffield United i ka bërë një ofertë Riberys.

Ish-reprezentuesi i Francës ka oferta edhe nga Australia dhe Katari dhe është duke i shqyrtuar të gjitha para se të vendosë se ku do të luajë në të ardhmen.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!