Lamtumirë Bayern, Thiago transferohet atje ku nuk e ka menduar askush

17:20 | 09 Maj 2019

Thiago Alcantara pritet të largohet nga Bayern Munich gjatë verës.

Mesfushori spanjoll Thiago mund të largohet këtë verë nga Bayern Muencheni për t’u transferuar te PSG-ja. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet gjermane.

Thiago te PSG-ja, shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe për transferimin e tij, francezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 70 milionë euro dëmshpërblim. Mesfushori 28-vjeçar, ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021 kurse pjesë e ekipit bavarez është prej vitit 2023.

Ai këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka asistuar tetë herë në 39 paraqitje në të gjitha garat. Thiago ka edhe 34 ndeshje me Përfaqësuesen e Spanjës.

Komento: