Lamtumirë Chelsea, David Luiz befason me ekipin e ri

12:39 | 13 Janar 2019

David Luiz pritet të largohet nga gjiganti anglez, Chelsea.

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz është rikthyer në një lojtar titullar me ardhjen e Maurizio Sarrit në klub.

Nën udhëheqjen e Antonio Contes, Luiz kishte përfunduar një lojtar stoli që nuk preferohej thuajse kurrë nga italiane.

Por tani mbrojtësi brazilian është bërë i rëndësishëm dhe luan çdo ndeshje nga minuta e parë.

Chelsea po dëshiron t’ia vazhdojë kontratën por një marrëveshje e re mes palëve ende nuk ka ndodhur.

31-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës, ndërsa Chelsea i ka ofruar edhe dy vite të tjera.

Reprezentuesi brazilian ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj kontratën apo jo.

Por mediat portugeze kanë raportuar se Luiz i ka premtuar një rikthim Benficas.

Qendërmbrojtësi ka luajtur për katër vite me gjigantin portugez nga 2007 deri 2011 dhe i ka premtuar se do të rikthehet për ta mbyllur atë karrierën.

Komento: