
Sulmuesi francez, Oliver Giroud do të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni.
Giroud është në vitin e fundit të kontratës me klubin londinez dhe nuk e ka vazhduar atë.

Sipas mediave italiane, menaxheri i lojtarit ka pasur një takim me drejtuesit e klubit të Romës, që kanë shprehur interesim. Për sulmuesin 34-vjeçar interesim ka shprehur edhe Interi.
Giroudi këtë sezon me Chelsean ka shënuar 11 gola në të gjitha garat. Ai është pjesë e klubit londinez që nga viti 2018.