Lamtumirë Chelsea, Moses kryen testet mjekësore të gjiganti evropian

14:21 | 25 January 2019

Edhe një largim është bërë nga Chelsea gjatë afatit të janarit.

Futbollisti nigerian, Victor Moses, ka lënë Chelsean për t’iu bashkuar ekipit të Fenerbahces.

Ditën e sotme, anësori nigerian ka kryer vizitat mjekësore me skuadrën turke. Moses aktivizohej prej vitesh me Blutë, ku me Antonio Conten në krye ishte një ndër më të rëndësishmit në titullin e fituar në sezonin 2016/2017.

Tashmë, 28-vjeçari do të bartë fanellën e Fenerit, të cilët janë në momentin e tyre më të errët prej vitesh, ku renditen në vendin e 15-të vetëm dy pikë më shumë se vendi i fundit të klasifikimit të Superligës turke.

Komento: