Lamtumirë Chelsea, Willian befason me ekipin e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Chelsea, Willian befason me ekipin e ri

16:45 | 07 Shkurt 2019

Willian do të largohet gjatë afatit të verës nga Chelsea.

Përveç Eden Hazard, që gjithnjë e më tepër duket larg Chelseat, drejtuesit e klubit në përfundim të sezonit duhet të mendojnë për të mbajtur një tjetër yll të ekipit siç është braziliani Willian.

30-vjecari nuk ka rinovuar ende kontratën që përfundon në vitin 2020, duke bërë që shumë ekipe të interesohen për shërbimet e tij.

Janë gjigantët francezë të Paris Saint-Germain ata që duket se interesohen më tepër të transferuar ish-lojtarin e Shakhtar Dontesk, duke i ofruar atij një kontratë të majme.

Willian pëlqehet shumë nga trajneri i PSG, Thomas Tuchel, i cili kërkoi transferimin e sulmuesit të krahut që në afatin kalimtar të janarit, por problemet me Financial Fair-Play ia pamundësuan kampionëve të Francës ta transferojnë në Parc des Princes, futbollistin brazilian.

Komento: