Lamtumirë City, Aguero transferohet të gjiganti nga Premierliga

13:57 | 18 Mars 2021

Skuadra e Chelseat po synon një lëvizje befasuese për sulmuesin e Manchester Cityt, argjentinasin Sergio Aguero kanë raportuar të enjten mediumet angleze.

Bëhet e ditur se Chelsea po monitoron situatën e Agueros, i cili do të largohet nga City në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.

Aguero 32-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe në verë do të mbetet futbollist i lirë.

Te Chelsea po bëjnë gati kontratën për të bindur Agueron, për të cilin thuhet se tashmë ka nisur bisedimet me Barcelonën dhe është pranë arritjes së marrëveshjes.

Megjithatë, ekipi londinez është i gatshëm për t’i bërë konkurrencë Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit për transferimin e argjentinasit që këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe ka regjistruar vetëm 14 paraqitje e ka shënuar tri gola në të gjitha garat.

Komento: