Lamtumirë De Gea, United gjen portierin e ri

17:58 | 05 Maj 2019

De Gea duket se do të largohet nga Manchester United.

Manchester United është në kërkim të portierit të Manchester United, Keylor Navas. Sikurse raporton Sunady Telegraph, 20 herë kampionët e Anglisë kërkojnë që në portë të kenë një tjetër “gardian”, pasi De Gea së fundmi nuk është në formë aspak të mirë.

Kujtojmë që Navas është 3 herë fitues i Champions League me Real Madridin dhe ndryshe njihet edhe me nofkën “merimanga”. Mbetet për t’u parë në merkaton e verës nëse do të kemi diçka konkrete.

Komento: