Lamtumirë Dortmund, Sancho transferohet në Premierligë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Dortmund, Sancho transferohet në Premierligë

09:17 | 16 Shkurt 2019

Jadon Sancho po largohet nga Borussia Dormund. Ai pritet të rikthehet në Premierligë.

Manchester United ka shprehur ambicie për të bindur anësorin e talentuar të Borussia Dortmund për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez.

‘The Sun’ pretendon se skuadra e Premierligës do të përpiqet të joshë 18 vjeçarin për t’u rikthyer në Angli, ndërsa Borussia Dortmundit për shërbimet e tij do t’i ofrojë deri në 80 milionë euro, 15 milionë prej të cilave do t’i shkonin Manchester Cityt, për zhvillimin e lojtarit.

Sancho që ka zhvilluar tri paraqitje me Kombëtaren e Anglisë i është bashkuar Borussia Dortmundit në vitin 2017, duke shënuar nëntë gola në 41 paraqitje.

Komento: