Lamtumirë Edon Zhegrova, Genk transferon zëvendësuesin e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Edon Zhegrova, Genk transferon zëvendësuesin e tij

11:38 | 02 Shkurt 2019

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova do të largohet nga KRC Genk.

Gjiganti belg përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Kashiëa Reysol për transferimin e anësorit të djathtë, Junya Ito, transmeton Express.

Mediat belge raportojnë se Ito u ble për ta zëvendësuar anësorin e Kosovës, Edon Zhegrova, i cili është shumë afër transferimit në Zvicër te Baseli, ku do të gjejë dy shqiptarë, Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.

25-vjeçari, Ito, ka nënshkruar me klubin belg për një sezon e gjysmë në formë huazimi, me opsionin e blerjes permanente.

Në kampionatin japonez, Ito ka bërë 162 paraqitje, ku ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 35 asistime.

Ai gjithashtu ka bërë deri më tani edhe 12 paraqitje me Kombëtaren japoneze.

Komento: