
Sulmuesi i Brazilit, Richarlison mund të ndërrojë ekip, por jo edhe kampionat gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Arsenali tashmë e ka kontaktuar skuadrën e Evertonit në lidhje me transferimin e Richarlisonit.
Për t’i siguruar shërbimet e brazilianit, Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë Evertonit mbi 50 milionë euro pasi Richarlison po pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.

Arteta po e sheh brazilianin si zëvendësim të duhur për francezin Alexandre Lacazette, i cili pritet të largohet nga Topçinjtë.

Richarlison 24-vjeçar këtë sezon ka tre gola e dy asistime në dhjetë paraqitje në kampionatin anglez. Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.