Lamtumirë Fabregas, Chelsea po e transferon zëvendësuesin e tij nga Serie A

07:58 | 08 January 2019

Afati i janarit është hapur dhe ekipet kanë vendosur për lojtarët që do t’i transferojnë.

Chelsea duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Cesc Fabregas.

Sipas Sky Sports, Chelsea synon transferin e mesfushorit të Cagliarit Nicolo Barellas si zëvendësues të Cesc Fabregas.

Fabregas nuk ka pasur minuta të mjaftueshëm nën urdhrat e Maurizio Sarrit dhe pritet që të largohet nga Stamford Bridge pasi që kanë mbajtur bisedime me Monacos në Ligue 1.

Barella, 21 vjeç, pritet ti kushtojë Bluve 45 milionë funte.

Komento: