Lamtumirë Francë, Zvicra e shqiptarëve kalon tutje në “Euro 2020”

23:50 | 28 Qershor 2021

Zvicra e shqiptarëve eliminon Francën nga “Euro 2020”.

Zvicra ka bërë befasinë duke eliminuar Francën nga Kampionati Evropian “Euro 2020”.

Kampioni i Botës ishte në avantazh prej 3 – 1, por Zvicra ia doli ta barazoi rezultatin në 3 – 3, duke dërguar ndeshjen në vazhdime dhe më pas fituan duke u treguar më të saktë nga pika e bardhë, shkruan lajmi net.

Zvicra kaloi fillimisht në epërsi përmes Seferovic, që shënoi me kokë pas asistimit të Zuber (15′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Zvicra kishte rastin e artë të dyfishonte epërsinë, por Ricardo Rodriguez dështoi nga pika e bardhë (55′).

Me këtë humbje të penalltisë, Franca ndryshoi duke sulmuar me të gjitha forcat.

Karim Benzema barazoi rezultatin duke pranuar në mënyrë maestrale topin nga Kylian Mbappe (57′).

Pas vetëm dy minutave, Benzema shënoi prapë pas asistimit të Griezmann (59′).

Franca nuk u ndal me kaq dhe gjeti golin e tretë përmes Paul Pogbas, që realizoi eurogol nga distanca (75′).

Shpresat e Zvicrës pavarësisht këtyre golave nuk u shuan dhe ngushtuan epërsinë përmes Seferovic (81′).

Në fundin e ndeshjes, mesfushori shqiptar Granit Xhaka asistoi për mrekulli te Gavarnovic (90’), që realizoi gol të bukur, kësisoj ndeshja shkoi në vazhdime.

Komento: