Lamtumirë Inter, Barella po kërkohet nga gjiganti evropian

13:40 | 12 Nëntor 2020

Ylli i Interit, Nicolo Barella po monitorohet nga disa klube të mëdha të Ligës Premier, por Antonio Conte e konsideron atë të pa-shitshëm dhe Nerazzurrët nuk po nxitojnë t’i ofrojnë atij një zgjatje të kontratës.

Barella është ndër lojtarët kryesor të Interit këtë sezon, duke shkëlqyer me fanellën zikaltër dhe është bërë një idhull i tifozëve.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr interesin e disa klubeve më të mira në Evropë, veçanërisht në Ligën Premier.

Megjithatë, sipas gazetarit Fabrizio Romano dhe mediumit Calciomercato, Barella është i paprekshëm te Interi, së bashku me Romelu Lukaku dhe Stefan de Vrij.

Kontrata e 23-vjeçarit shkon deri në vitin 2024 dhe as klubi dhe as lojtari nuk po nxitojnë të nënshkruajnë një marrëveshje të re.

Interi do të ofrojë një kontratë të re në momentin e duhur pasi Conte beson se përfaqësuesi italian është një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip.

Komento: