Lamtumirë Inter, Candreva befason me ekipin e ri

23:46 | 24 January 2019

Një largim i papritur po ndodh të Inter.

Agjenti i Antonio Candrevas e ka pranuar se sulmuesi i krahut mund të detyrohet ta lë Interin këtë muaj.

Candreva ka luajtur vetëm 282 minuta në Serie A këtë sezon për Interit dhe pavarësisht se ka refuzuar
West Hamin dhe Fenerbahcen, agjenti Federico Pastorello ka thënë se klienti i tij mund të largohet gjatë këtij muaji.

“Qëllimi i Candrevas në fillim të këtij viti është që të rri edhe një sezon duke kontribuar dhe ndihmuar sa më shumë që mundet skuadrës së tij aktuale”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Është e qartë që dinamika ka ndryshuar gjatë këtij sezoni dhe ai ka gjetur shumë pak hapësira në skuadër për momentin”.

“Me këtë në mëndje, ne jemi të obliguar ti ngrisim antenat dhe të shikojmë mundësitë e tjera që janë jashtë Interit”.

Komento: