Diego Godin pritet të largohet gjatë verës nga Inter.
Manchester Unitedi e Tottenhami janë duke garuar për transferimin e mbrojtësit uruguaian të Interit, Diego Godin, shkruan “Tuttosport”.
Godin 34-vjeçar pritet të largohet nga Interi në verë, pasi ai nuk ka arritur të përshtatet në sistemin e trajnerit Antonio Conte.
Reprezentuesi i Uruguait i është bashkuar Interit si lojtar i lirë verën e vitit të kaluar pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin.
Manchester Unitedi e Tottenhami po shikojnë të përforcojnë repartin defensiv në afatin kalimtar të verës.
Godin i ka luajtur 135 ndeshje me Uruguain dhe është kapiten i përfaqësueses.