E ardhmja e Massimiliano Allegrit vazhdon të mbetet e paqartë. Kohëve të fundit është raportuar se ai është në objektivin e Real Madridit, ndërsa gazetat italiane sugjerojnë për një zgjatje të kontratës me Juventusin.
Allegri ka fituar Doubles radhazi Scudetto dhe Coppa Italia, plus Superkupën italiane dhe ka arritur dy finalet e Ligës së Kampionëve, përcjell ORAinfo.
E gjithë kjo ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit, të cilët tani janë të zhgënjyer për vendimin e tyre për të nënshkruar kontratën me Santiago Solari.
Sipas programit televiziv spanjoll El Chiringuito, Florentino Perez e ka kuptuar se ndjekja e trajnerit të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino po shkon drejt dështimit, kështu që është duke u fokusuar kah Allegri për sezonin e ardhshëm.
51-vjeçari është në kontratë deri në qershor të vitit 2020, por ka pasur raportime të vazhdueshme që do të largohet nga Juventusi në verë, që do të zëvendësohet nga ish-drejtori i Real Madridit Zinedine Zidane.
Megjithatë, në edicionin e sotëm të Tuttosport thuhet se Juventus dhe Allegri po e konsiderojnë gjithnjë mundësinë për vazhdimin e kontratës.
Ai mund të bëhet trajneri më i gjatë i shërbimit të Juventusit që prej legjendës Giovanni Trapattoni.
Gazeta me bazë në Torino thotë se Allegri do të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në mars. /ORAinfo/