
Klubi anglez Everton ka shprehur interesim për mbrojtësin e Juventus, Merih Demiral.
Sipas ‘Tuttosport’, Everton janë afër transferimit të Demiral gjatë afatit kalimar të verës.
Drejtuesit e klubit anglez janë duke negociuar kushtet personale të marrëveshjes me mbrojtësin, i cili mund të transferohet në Angli për rreth 40 milionë euro.

Interesim për mbrojtësin ka shfaqur edhe Arsenal por duket se Everton do ta mposhtë konkurrencën e tyre.
Turku nuk është i lumtur me rolin e tij në Juventus, dhe drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ janë të gatshëm ta shesin gjatë verës.