Lamtumirë Juventus, Dybala i thotë “PO” këtij klubi

22:37 | 20 Mars 2022

Pas muajsh negociatash të pafrytshme me Juventusin, Paulo Dybala ka vendosur të largohet nga Juventusi për t’iu bashkuar Atletico Madridit, zbulon Todofichajes.

Sulmuesit do t’i skadon kontrata në Allianz Stadium kur të përfundojë ky sezon, përcjell ORAinfo.

Ai dhe bardhezinjtë kanë diskutuar një marrëveshje të re gjatë muajve të fundit, por ata nuk mund të gjejnë një marrëveshje. Kjo hapi derën për një klub tjetër që ta transferojë atë në një transferim të lirë dhe duket se Atleti e ka fituar garën.

Raporti pretendon se edhe pse ai ka një takim me Juventusin të hënën, ai ka biseduar me Diego Simeone, i cili ia ka shitur projektin e tij Atletico Madrid ish-lojtarit të Palermos.

Ai tani është i vendosur t’i bashkohet skuadrës spanjolle sepse ai mendon se Juventusi nuk e vlerëson mjaftueshëm atë./ORAinfo/

Komento: