Lamtumirë Juventus, Higuain gjen klubin e ri

21:43 | 10 September 2020

Higuain niset për Inter Miami.

Shumë media kanë theksuar se Gonzalo Higuain e ka shkëputur kontratën e tij me Juventusin, por fillimisht duhet të nënshkruajë me Inter Miami dhe mandej të zyrtarizohet.

32 vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Andrea Pirlo dhe i është bërë e ditur se ka nevojë të largohet si lojtar i lirë edhe pse kishte edhe një vit kontratë më shumë.

Sipas Sky Sport Italia, Tuttosport dhe disa mediave të tjera, kjo marrëveshje tashmë është arritur dhe ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje sot.

Ka pasur thashetheme se tashmë ai është nisur për në Amerikën Veriore, ku do të nënshkruajë me Inter Miami deri më 2022.

Besohet se Pipita do të këtë pagë 50 për qind më të vogël sa e kishte në kontratën e fundit dhe do të sillet diku në rreth katër milionë euro në vit.

Megjithatë, Juve do ta bëj lajmërimin pasi që Higuain do të nënshkruajë me klubin e tij të ri, që është klubi i David Beckham, Inter Miami.

Ai do të ribashkohet me një tjetër lojtar të Juves, Blaise Matuidi që po ashtu e prishi kontratën më herët për t’ju bashkuar këtij klubi muajin e kaluar.

Kjo do ta lejonte atë që të jetë më afër vllaut të tij, Federico, i cili luan për DC United.

Juventus e kishte blerë për 90 milionë euro HIguain nga Napoli më 2016, pak ditë pasi që ai kishte thyer rekord në Serie A duke shënuar 36 gola në një sezon të vetëm.

Argjentinasi fitoi tre tituj të Serie A dhe në dy edicione Coppa Italia me fanellën e bardhezive.

Ai po ashtu ishte huazuar në Milan dhe pastaj në Chelsea gjatë sezonit 2018-19.

Komento: