Lamtumirë Juventus, Higuain në këtë skuadër

17:22 | 03 Mars 2020

Athletico Bilbao është e gatshme t’i paguajë shërbimet e yllit të Juventus, Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas, që ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2021, mund të rikthehet në La Liga.

32 vjeçari që në të kaluarën ka veshur fanellën e Real Madrid, po kërkohet nga baskët e Athletico Bilbaos.

Transferimi i një sulmuesi me kaq emër, do të shkaktonte bujë të madhe te skuadra baske, sulmin e të cilëve e udhëheq 37 vjeçari Artiz Adruiz.

Problemi i vetëm për transferimin e Higuain te Bilbao, është paga e tij e madhe te Juventus, ku fiton shtatë milionë euro.

Kujtojmë se Higuain gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e River Plates, Napolit, Milanit dhe Chelseas.

Komento: